Paketa fiskale, biznesi i pakënaqur, parashikohen gjoba dhe jo ndihmë

Nga A2 CNN
12 Tetor 2022, 13:10 | Ekonomi
Paketa fiskale, biznesi i pakënaqur, parashikohen gjoba dhe jo ndihmë

Drafti i paketës fiskale e hartuar nga qeveria duket se ka lënë të pakënaqur sektorin e Biznesit në vendin tonë. Pas takimit konsultues mes Ministrisë së Financave, Drejtorisë së Tatimeve dhe doganave me përfaqësues të biznesit në vend, këto të fundit kanë nënvizuar papajtueshmërinë me filozofinë me të cilën është hartuar paketa fiskale, në kushtet kur vendi ashtu si edhe e gjithë Evropa është në një periudhë krize dhe ku vëmendja duhet të jetë te përkrahja e biznesit dhe jo penalizmi i tij.

Sipas kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit, pavarësisht numrit të lartë të turistëve që vizituan këtë sezon veror Durrësin, është vërejtur që konsumi i brendshëm ka shënuar rënie, pikërisht për shkak të krizës dhe rritjes së inflacionit në vend.

Dhe rënia e këtij konsumi ndikon drejtpërsëdrejti në shumë biznese të shërbimit deri në sezonin e ardhshëm veror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos