Emergjenca energjetike, qeveria shtyn me 6 muaj afatin

Nga A2 CNN
10 Tetor 2022, 17:05 | Ekonomi
Emergjenca energjetike, qeveria shtyn me 6 muaj afatin

Qeveria ka vendosur të shtyjë deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm gjendjen e emergjencës energjetike në vend.

Emergjenca energjetike u shpall për herë të parë nga kryeministri Edi Rama në tetor të vitit të kaluar, ndërkohë që tashmë u vendos të shtyhet me 6 muaj afati.

Pak kohë më parë, qeveria vendosi të rriste çmimin e energjisë me 4 fish për abonentët që konsumonin mbi 800 kilovatë, vendim ky që u anulua nga kryeministri Rama një ditë para se të hynte në fuqi me motivacionin se qytetarët kanë kursyer, ndërkohë që është përmirësuar dhe situata hidrike në basene.

Ndërkohë Enti Rregullator i Energjisë miratoi rritjen e çmimit të propozuar nga qeveria, por pas deklaratës së Ramës, vendosi gjithashtu që ta shtyjë me një muaj afatin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos