Pallati i mënjanuar prej 7 muajsh, banorët: Rrezikohen fëmijët

Nga A2 CNN
19 Qershor 2020, 11:34 | Aktualitet
Pallati i mënjanuar prej 7 muajsh, banorët: Rrezikohen

Shtatë muaj nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të viti të kaluar, banorët e pallatit numër 8 në Durrës, ende kërkojnë që të merret një vendim për pallatin e tyre të dëmtuar.

Sipas banorëve, pallati ka ceduar në themel dhe është mjaft i rrezikshme, jo vetëm për ato familje që vazhdojnë të jetojnë, por edhe për kalimtarët si dhe për fëmijët që luajnë përreth tij.

Për këtë arsye, disa prej banorëve të këtij pallati kanë shkuar pranë bashkisë së Durrësit për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve.

Mesa duket, përveç mediave, këta banorë nuk i dëgjoi askush tjetër, pasi në bashkinë e Durrësit personeli është i reduktuar për shkak të rasteve pozitive me koronavirus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos