
Shefi i qarkullimit në policinë e Korçës, Ervin Dervishi, është pezulluar pas një vendimi gjykate.
Mësohet se një hetim kishte nisur për Dervishin prej disa kohësh dhe tashmë është vendosur pezullimi për shpërdorim.
Krahas Ervin Dervishit, mësohet se është pezulluar edhe shefi i qarkullimit të Pogradecit. Po ashtu, janë pezulluar edhe 4 efektivë të qarkullimit në policinë e Korçës. (A2 Televizion)