Palmer thirrje opozitës: Zgjidhni krizën politike, bojkoti nuk sjell zgjedhje

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2019, 19:39 | Politikë
Palmer thirrje opozitës: Zgjidhni krizën politike, bojkoti nuk sjell

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, gjatë vizitës në Prishtinë dha një mesazh shumë të fortë dhe për opozitën shqiptare.

Zyrtari i lartë amerikan kërkoi që të punohet për zgjidhjen e krizës politike, ndërsa për bojkotin tha se nuk sjell zgjedhje të parakohshme.

“Populli i Shqipërisë kërkon përparim serioz në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe institucione politike e gjyqësore që funksionojnë siç duhet, në mënyrë transparente, efikase dhe të drejtë. Ata kanë të drejtë ta kërkojnë këtë, prandaj kjo është arsyeja pse liderët politikë duhet të përdorin fuqinë e tyre për të zgjidhur krizën e sajuar politike që kërcënon ta pengojë rrugëtimin e Shqipërisë përpara. Kam disa fjalë edhe për opozitën që gjendet jashtë Kuvendit. Një rol për ju ekziston. Merreni këtë rol. Bojkoti nuk ju ka sjellë fuqi më të madhe politike. Ai nuk solli zgjedhje të parakohshme dhe nuk mund të sillte të tilla”, tha Palmer. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos