Rasti Kajmaku, PS-PD zhvendosin debatin në rrjetet sociale

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2019, 14:01 | Politikë
Rasti Kajmaku, PS-PD zhvendosin debatin në rrjetet sociale

Pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha se kandidimi i Agim Kajmakut, të cilit iu hoq mandati nga KQZ për shkelje të ligjit të dekriminalizimit, ishte në një poshtërim për PS, ka reaguar ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

“Lulzim! Ti je një i pandehur në prokurori dhe si fillim duhet të provosh pafajësinë tënde për pastrimin e parave në emër të Partisë Demokratike dhe pastaj të hapësh gojën e të japësh mendjen që nuk e ke për Partinë Socialiste!”, shkroi Spiropali në Facebook. “Partia Socialiste nuk mbron askënd që shkel ligjin dhe nuk mban asnjë përgjegjësi tjetër përveç respektimit të këtij standardi në raport me çdo shkelës, që abuzon me ligjin dhe me besimin e zgjedhësve të saj!”.

PD nuk e vonoi reagimin ndaj saj. Gjithashtu në Facebook, reagoi ish-deputetja Albana Vokshi. “Kur flet për ligj Elisa Spiropali e doganave pa tra dhe e akuzuar për 5 milion euro korrupsion, studentët e vitit të parë të juridikut ulin kokën nga turpi!”, shkroi Vokshi.

“Nën drejtimin e Edi Ramës, PS është bërë streha e çdo krimineli që ka vjedhur zgjedhjet për llogari të tij. Janë mbi 300 politikanë, kryetarë bashkish dhe zyrtarë të lartë, të emëruar nga Edi Rama, që kanë rënë në rrjetën e dekriminalizimit. Shpifjet bajate me para të pista që i sajon vetë, në mënyrë që shqiptarët të mos shohin sa i zhytur në llumin e krimit e të korrupsionin është Edi Rama, nuk i beson më askush. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos