All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Rijetëzohet filmi ikonik i kinemasë shqiptare pas 45 vitesh, Gjeneral Gramafoni

Nga A2 CNN
21 Prill 2023, 15:20 | Kulturë
Rijetëzohet filmi ikonik i kinemasë shqiptare pas 45 vitesh, Gjeneral
All - Paragraf - 1

Synimin për të rikandiduar për Shtëpinë e Bardhë nuk e ka fshehur edhe në të kaluarën, por duket se zyrtarizimin Joe Biden do ta bëjë përmes një videoje, që javën e ardhshme.

Mediat amerikane i bënë jehonë lajmit, duke cituar burime të afërta më çështjen. Një njoftim i mundshëm ditën e martë, siç sugjerohet, mund të vijë pikërisht në kur shënohen 4 vjet nga shpallja e kandidaturës në vitin 2020.

All - Paragraf - 3

Javën e kaluar, ai tha se do të niste fushatën brenda një periudhe realitivisht të shpejtë. As Shtëpia e Bardhe e as komision kombëtar demokrat nuk kanë komentuar lidhur me çështjen.

80-vjeçari e ka shprehur me kohë qëllimin për të rikandiduar, por mungesa e një njoftimi zyrtar mbolli farat e dyshimit mes mbështetësve të tij, që pyesnin nëse një prej udhëheqësve më të moshuar në botë duhet të angazhohet për një tjetër mandat.

Ai do të jetë 86 vjet në fund të mandatit të dytë. Gjatë javëve të fundit, ai ka parashtruar edhe temat e mundshme të fushatës në fjalimet politike, siguroi një rekomandim mjeku se është i “përshtatshëm për detyrën”, u tha demokratëve të rregullojnë kalendarin e primareve në Partinë Demokratike në mënyrë që të favorizojnë nominimin e tij dhe zgjodhi Çikagon, si qytetin ku mund të bëhet zyrtarisht kandidat vitin e ardhshëm. Gjithashtu, ai ka ftuar donatorët e fushatave në Uashington, në fund të javës së ardhshme. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos