Pandemia e koronavirusit, merret vendimi për zgjedhjet e së dielës në Poloni

Nga A2 CNN
7 Maj 2020, 09:45 | Bota
Pandemia e koronavirusit, merret vendimi për zgjedhjet e së

Partitë e koalicionit qeveritar në Poloni arritën marrëveshjen për të shtyrë zgjedhjet presidenciale të së dielës për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Partia nacionaliste Ligj dhe Drejtësi dëshironte që zgjedhjet të mbaheshin për të rizgjedhur për një mandat tjetër presidentin Andrzej Duda.

Por partia e koalicionit qeveritar “Marrëveshja” dhe opozita e akuzuan partinë në pushtet se po vendos interesin politik përpara shëndetit publik.

Tashmë është vendosur për caktimin e një date të re për zgjedhjet, të cilat do të mbahen përmes votimit me postë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos