
Ka shënuar një tjetër përmirësim situata me pandeminë e koronavirusit në Kosovë.
Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërkohë që rastet e reja janë 35 nga 2193 testime të kryera.
Që nga nisja e pandemisë në Kosovë kanë humbur jetën 2972 persona, ndërkohë që rastet aktive janë 1051.
Vaksinimi kundër COVID-19 ka filluar në muajin mars dhe deri ditën e sotme janë aplikuar mbi 1.4 milionë doza. (A2 Televizion)