Pandemia në Shqipëri, nis sot zbatimi i masave të reja

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2021, 08:06 | Aktualitet
Pandemia në Shqipëri, nis sot zbatimi i masave të reja

Nis nga dita e sotme zbatimi i masave të reja shtrënguese, të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve, për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit, duke qenë se shifrat e ditëve të fundit janë vërtetë shqetësuese.

Nga sot, qytetarët nuk do të lejohen të qarkullojnë mbas orës 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit, vetëm nëse kanë arsye pune apo shëndetësore.

Gjithashtu, në këtë orë do të mbyllen të gjitha baret dhe restorantet, përjashtuar ato të shërbimit “delivery”.

Për shkak të rritjes së infektimeve në moshat e reja, Komiteti i Ekspertëve vendosi në mbledhjen e tij dhe kalimin e mësimit online të gjimnazeve në ato që konsiderohen “zona risku”, që përfshijnë 10 bashkitë më të mëdha të vendit.

Këto masa të reja do të qëndrojnë në fuqi për 14 ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos