Projektligji i ri i Gardës. Njësohen gradat me policinë, por pa shtesa financiare

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2021, 19:34 | Aktualitet
Projektligji i ri i Gardës. Njësohen gradat me policinë, por pa

Ministria e Brendshme ka depozituar një projekligj të ri për Gardën e Republikës. Drafti i cili pritet të diskutohet në komisione, ka si qëllim të reformës së tij riorganizimin në tërësi të Gardës, duke përafruar statusin e punonjësve të këtij shërbimi me atë të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Një ndër arsyet e tjera është dhe se ligji i vjetër, i miratuar në vitin 2003, është miratuar në një kohë, ku siguria e personaliteteve realizohej nga ushtarë të shërbimit të detyrueshëm dhe rrjedhimisht gradat mbartnin terma që u përkasin strukturave të Forcave të Armatosura. Kështu, projekti i ri rregullon klasifikimin e niveleve të gradave të njëjtë me Policinë e Shtetit, por nuk parashikon shtesë në financa.

Pra, kategorizimi i gradave nuk shoqërohet me shtim të të ardhurave financiare. Gjithashtu, në projektligj përcaktohet se pas lënies së detyrës, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit ruhen për katër vite të tjera, kurse Presidenti për pesë vite. Në rast se secili prej tre personaliteteve të larta qëndron në detyrë më pak sesa parashikohet në Kushtetutë, gëzojnë të drejtën e mbrojtjes nga Garda për gjysmën e kohës së qëndrimit në detyrë.

Gjithashtu, në vit, vetëm 25 efektivë të Gardës mund të përfitojnë kredi të butë me afat maturimi 25 vite dhe vlera e kredisë të jetë 5 000 000 lekë, ndërsa godina e Gardës së Republikës ofron mundësi strehimi për 80 përqind të efektivit.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos