
Izolimet për të parandaluar përhapjen e Covid-19, përveç shume problematikave, kanë lënë efektet e tyre negative edhe në shëndetin e dhjetëra pacientëve me tumore.
Shefja e Repartit të Onkologjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit, konstaton se frika nga infektimet ka ndaluar pacientët të paraqiteshin në spital për të ndjekur ecurinë e sëmundjes dhe kurimit që kishin.
Përveç kësaj gjatë vitit të kaluar vetëm në Durrës shërbimi onkologjik ka diagnostikuar një numër të konsiderueshëm pacientesh të rinj me tumor.
Një pjesë e këtyre pacientëve pretendojnë se tumori u është shfaqur pas Covid-it, ndërsa mjekja shprehet se duhen studime për këto pretendime.
Mjekja apelon qytetarët që të mos neglizhojnë kontrollet periodike për sëmundjet tumoriale, pasi kapja në kohë e tyre realisht që shpëton jetë. (A2 Televizion)