
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB me kryeministri Edi Rama me të cilin ka bërë dhe një foto që e ka postuar në rrjetet sociale.
“Diku nëpër korridoret e OKB-së bashkë me mikun tim dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ndajmë synimin e përbashkët për integrimet euroatlantike, të mbështetur nga SHBA-ja, partneri i përjetshëm i shqiptarëve”, shkruan presidenti Thaçi në Facebook. (A2 Televizion)