1580 – Francis Drake, një eksplorues detar që bëri shume udhëtime me anije nëpër dete e oqeane, i sillet rrotull tokës. 1950 – Indonesia i bashkohet Kombeve të Bashkuara. 1960 – Në Chicago bëhet debati i parë televiziv në mes kandidatëve për president Richard M. Nixon dhe John F. Kennedy. 1961 – Bob Dylan, muzikanti dhe poeti amerikan, del për herë të parë në publik. 1976 – Lindi Michael Ballack, futbollist gjerman. Ai është nënkampion bote me kombëtaren e Gjermanisë. E përfundoi karrierën në vitin 2012, në moshën 35-vjeçare. 1981 – Lindi tenistja amerikane Serena Williams. Ajo ka shijuar suksesin në sport, paralel me motrën e saj Venus. 1990 – U nda nga jeta në banesën e tij në Romë, Alberto Moravia, shkrimtar dhe publicist italian, njëri prej përfaqësuesve më të njohur të letërsisë ekzistenciale evropiane. 2008 – U nda nga jeta Paul Newman, aktor amerikan, regjisor, producent. Në karrierën e tij ka fituar çmime të shumta: Oskar, Globi i artë, Shoqata e aktorëve të filmit, Emi dhe shumë çmime të tjera. Është themelues i kompanisë “Newman's Own”, prej të cilës janë dhënë shumë donacione për qëllime humanitare. 2011 – U nda nga jeta, pas një sëmundje të rëndë, aktori i humorit Vasillaq Vangjeli. Për më shumë se 45 vjet në skenë, Vangjeli ka luajtur mbi 100 role në teatër, kinematografi dhe estradë.
Kalendari historik, 26 shtator. (A2 Televizion)