Papu Gomez lë Atalantën pas 7 vitesh, kalon te Sevilla

Nga A2 CNN
26 Janar 2021, 13:20 | Futboll
Papu Gomez lë Atalantën pas 7 vitesh, kalon te Sevilla

Pas 7 vitesh me ngjyrat zikaltër, Papu Gomez i thotë lamtumirë Atalantës dhe është gati të nisë një aventurë të re.

Sulmuesi argjentinas do të transferohet te Sevija, me të cilët ka gjetur akordin dhe do të firmosë për 3 milionë euro në sezon, shumë më shumë nga sa përfitonte në Itali, ndërsa kontrata do të zgjasë deri në vitin 2024.

7.5 milionë euro ndërkohë do të depozitohen në arkat e bergamaskëve. Papu largohet nga Atalanta pas debateve të ashpra me trajnerin Gasperini prej 1 dhjetorit në Champions, që pasuan me lënien sot për disa ndeshje.

Gomez lë në këtë mënyrë Atalantën, ndërsa kontribuoi në ngritjen në nivele të larta të bluzinjve përgjatë viteve të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos