Papunësia në vend, nivel i lartë te personat me arsim profesional

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2021, 14:58 | Aktualitet
Papunësia në vend, nivel i lartë te personat me arsim profesional

Ndonëse do duhet ta kishin më të thjeshtë, të diplomuarit në arsimin profesional përballen me shumë vështirë për t’u futur në tregun e punës. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, papunësia te kjo kategori për vitin e shkuar ishte sa 35 për qind e totalit, nivel ky edhe më i lartë se te ata me gjimnaz.

Krijimi i një hallke që të lidhë nevojat e tregut me drejtimet arsimore shihet si një mundësi për inkurajimin e punësimit të atyre me arsim profesional.

Formimi teknik-profesional në vend aktualisht ofrohet në rreth 53 shkolla, nga të cilat 9 janë private. Djemtë përbëjnë shumicën e studentëve të arsimit profesional. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos