Parashikimi i motit: 12 shkurt 2021

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2021, 07:20 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 12 shkurt 2021

Dita e sotme nis me kthjellime e vranësira kalimtare në zonat perëndimore, ndërsa lindja dhe juglindja e vendit do të kenë reshje të pakta dëbore.

Mesdita dhe orët në vijim paraqiten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 4-5 gradë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale në territor nga -5 në 10 gradë celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi verilindor duke bërë që moti të ndjehet edhe më i ftohtë kur era forcohet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos