
Orët e para të ditës së diel mbeten me reshje të pakta bore, thuajse në të gjithë vendin, por gradualisht mëngjesi largon borën nga veriu dhe zonat qendrore, ndërsa vijojnë reshjet në juglindje deri pas mesditës.
Temperaturat do të shënojnë një tjetër rënie me 2-3 gradë, duke zbritur 15-16 gradë nën zero në Dibër dhe Kukës, ndërsa maksimumi do të shënojë rreth 5 gradë në Sarandë. Mbeten negative temperaturat e mesditës në gjithë zonat malore dhe pranë 0 gradëve zona e ulët e vendit.
Era vijon mesatare në territor, por e fortë në veri-verilindje, duke arritur shpejtësi maksimale deri 90 km/h në veri të vendit, si në shtrirjen Theth-Boge-Dragobi. (A2 Televizion)