
Kthjellime e vranësira të lehta gjatë paradites, por vranësira më të shpeshta sjell mesdita dhe pasditja në territor, duke rrezikuar nga shira të izoluar skajin verior të vendit.
Mbrëmja dhe nata paraqiten kryesisht të kthjellëta. Temperaturat e ajrit vijojnë të ulen me 2-3°C në të dyja vlerat ditore, të cilat luhaten nga 13 në 35°C.
Era do të fryjë kryesisht mesatare nga drejtimi verior përjashtuar mesditën dhe orët e para të pasdites kur era shpeshherë bëhet e fortë në tokë dhe det, duke ngjitur dallgëzimin në brigje deri në 4 ballë. (A2 Televizion)