
Pas një viti të vështirë nga pandemia, edhe dy spitalet COVID që kanë mbajtur peshën kryesore të rasteve të rënda, po ndjejnë përmirësimin e situatës. Numri i pacienteve të shtruar dhe urgjencave ditore nga ka rënë ndjeshëm.
Rreth 30 pacientë janë të shtruar në Sanatorium dhe afërisht i njëjti numër pacientësh në spitalin infektiv. Kjo shifër shtrimesh ka ngritur diskutimet mes ekspertëve të Shëndetësisë për rikthimin e Sanatoriumit në funksionin e mëparshëm. Megjithatë ende nuk ka një vendim për mbyllje të Covid-2, pasi për specialistet duhet të pritet deri në një qëndrueshmëri të situatës në spitale.
Mjekë të spitaleve Covid janë takuar në mesditë me ministren Manastirliu, ku kjo e fundit i vlerësoi për punën e tyre gjatë pandemisë si dhe janë dhënë mendime për strategjinë e Shëndetësisë 2021-2023. Shefja e Pneumologjisë Silva Bala tregon për A2 CNN se Sanatoriumi do të funksionojë në varësi të situatës dhe nevojave të pacientëve.
Mjekja e Sanatoriumit shprehet optimiste për të ardhmen dhe kjo sipas saj i dedikohet numrit të lartë të vaksinimeve.
Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë 70 pacientë po trajtohen në spitalet Covid përfshirë dhe ato rajonale, ndërsa 7 janë në terapi intensive. (A2 Televizion)