
Kthjellimet mbizotërojnë motin në të gjithë Shqipërinë në pjesën më të madhe të 24 orëve vijuese, duke përjashtuar mesditën e cila sjell vranësira kalimtare në territor.
Temperaturat e ajrit nuk pësojnë ndryshime në vlerat e mëngjesit kur ruhet minimumi prej 11°C, por rritje të lehtë sjell mesdita duke shënuar nga 30°C në zonat malore deri 35°C në zonat e ulëta.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë gjatë gjithë ditës përjashtuar një forcim të përkohshëm të erës gjatë mesditës në brigjet jugore ku dallgëzimi ngjitet në 2-3 ballë. (A2 Televizion)