
E gjithë dita e diel do të shoqërohet nga moti i kthjellët në Ultësirën Perëndimore, ndërsa priten vetëm vranësira kalimtare në lindje të vendit, gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes.
Temperaturat ulen lehtë në mëngjes duke shënuar nga -3 deri në 7 gradë celsius, ndërsa mesdita vijon me rritjen e vlerave termike në të gjithë territorin, dike arritur në vlera maksimale deri në 15 gradë celsius.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me drejtim lindor gjatë paradites, ndërsa do të marre drejtim jugor në pjesën e dytë të së dielës. (A2 Televizion)