
Pas Shkodrës, Vlorës dhe Fierit, ka nisur vaksinimi i punonjësve të shëndetësisë, kundër Covid-19 edhe në spitalin rajonal të Elbasanit.
Në nisjen e këtij procesi ka qenë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila premtoi vaksinimin edhe të personelit mjekësor të spitaleve bashkiake, që janë në territorin e qarkut të Elbasanit.
“Sot kemi nisur me mjekët dhe infermierët që konsiderohen pjesë e shërbimeve më të ekspozuara, siç janë urgjencat, reanimacionet dhe më pas do të shtrihemi në të gjithë personelin e spitalit të Elbasanit dhe gjithashtu në stafet mjekësore të spitaleve të tjera bashkiake të këtij qarku. Do të shtrihemi më tej tek grupmoshat mbi 80 vjeç me ardhjen e dozave të vaksinave”, u shpreh Manastirliu. (A2 Televizion)