Parashikimi i motit: 23 prill 2021

Nga A2 CNN
23 Prill 2021, 07:25 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 23 prill 2021

Reshje kryesisht të dobëta mbeten prezente në të gjithë vendin. Gjatë ditës do ketë intervale pa reshje kryesisht në veri dhe zonat qendrore.

Mbrëmja dhe nata vijojnë me reshje mesatare në jug, ndërsa reshje më të pakta në pjesën tjetër të territorit shqiptar. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por rënie të lehtë të vlerave termike sjellin orët e mesditës duke luhatur dy vlerat ditore nga 4 në 17 gradë celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në tokë, por deri e fortë në det nga drejtimi jugor deri pasdite kur era dobësohet ndjeshëm duke marrë drejtim lindor. Dallgëzimi në det do të ngjitet në 4 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos