Parashikimi i motit: 29 qershor 2021

Nga A2 CNN
29 Qershor 2021, 07:22 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 29 qershor 2021

E gjithë dita e sotme mbetet kryesisht e kthjellët ndërsa vranësira kalimtare do të shfaqen në zonat malore gjatë pjesës së dytë të ditës.

Temperaturat e ajrit rriten me 2°C gjatë mëngjesit, por rritje më të lehtë sjell mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 17 në 39°C.

Era do të fryjë e lehtë në mëngjes e mbrëmje nga drejtimi jugor, por ajo do të forcohet deri në mesatare gjatë mesditës e pasdites, kur dallgëzimi në det ngjitet 2-3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos