Parashikimi i motit: 9 shkurt 2021

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2021, 07:27 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 9 shkurt 2021

Sot, moti paraqitet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta, por reshje të pakta deri në mesditë kur rrebeshe të përkohshme përfshijnë gjithë vendin. Më të shpeshta ato pritet të jenë në zonat veriore.

Vetëm pas mesnatës pritet përmirësim i motit në territor.

Temperaturat ulen me 1-2 gradë në të dyja vlerat ditore duke variuar nga 2 në 15 gradë celsius. Era do të fryjë mesatarë në tokë, por e fortë në det ku dallgëzimi mbetet mbi 6 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos