
Duke risjellë në vëmendje bllokimin e hyrjes në SHBA të Tom Doshit, vendosur nga Departamenti i Shtetit në vitin 2018, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha në një postim në Twitter se votuesit shqiptarë meritojnë më mirë se kaq.
“Teksa autoritetet zgjedhore shqiptare përgatiten për zgjedhjet, është e udhës të kujtojmë këtë vendim të marrë nga Departamenti i Shtetit pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri që Shqipëria meriton më mirë se kaq.
Departamenti Amerikan i Shtetit i bllokoi hyrjen brenda territorit të SHBA-së deputetit Tom Doshi, sepse “është i përfshirë në korrupsion të qenësishëm”. Në njoftimin e atëhershëm, vendimi për Doshin u mor në bazë të seksionit 7031(c) të Aktit të Përvetësimeve, që synon të bllokojë hyrjen në SHBA të personave që konsiderohen si të korruptuar, apo shkelin të drejtat e njeriut. (A2 Televizion)