
E hëna nis me reshje të pakta dhe gradualisht vendi ynë kalon në kushtet e alternimit të vranësirave dhe kthjellimeve. Situata vijon e njëjtë deri afër mbrëmjes, kur sërish priten rrebeshe shiu, kryesisht në veri dhe në qendër, e më pak në jug.
Në lartësitë mbi 600 metra priten reshje bore, që do të arrijë deri në 60 cm në verilindje, e deri në 30 cm në zonat malore jugore.
Temperaturat do të arrijnë deri në 13 gradë celsius në vlerat maksimale, por në mbrëmje pritet një tjetër rënie, me 3-4 gradë, në veri dhe verilindje të vendit; më e lehtë ulja në qendër dhe jug të vendit. (A2 Televizion)