“Paratë e emigrantëve jo vetëm për bukë”, Meçe: Po investohet në pasuri të patundshme

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 21:50 | Ekonomi
“Paratë e emigrantëve jo vetëm për bukë”,

Përballë krizës së ndjeshme të çmimeve, remitancat kanë arritur nivelet rekord, duke qenë një ndër financueset kryesore të konsumit dhe ekonomisë. Rekordi i dërgesave të emigrantëve dëshmon për riaktivizimin e një vale të re emigrimi dhe rrjedhimisht pakësimin e popullsisë shqiptare, me boshatisjen e disa qyteteve të vogla.

Silva Meçe, anëtare e kryesisë së Dhomës së Biznesit të Diasporës, u shpreh në A2 Business se shumë emigrantë po dërgojnë të ardhurat e tyre për të investuar në pasuri të patundshme.

“Pse të mos e shohim si pozitive rritjen e remitancave. Rritja e remitancave, zvogëlon informalitetin. Nuk jam dakord që çdo gjë që vjen këtu është vetëm për të blerë bukë.

U fol për 834 milionë euro dhe ta fusësh këtë shumë vetëm për konsum, është e paimagjinueshme. Në rritjen e remitancave nuk hyn vetëm konsumi vetjak. Shumë emigrantë që kanë vite në vendet e BE-së, kanë grumbulluar një sasi parash dhe tani kërkojnë t’i investojnë në Shqipëri në formën e pasurive të patundshme”, tha Meçe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos