Paratë e Ndraghetës, reagon PD, Tabaku: Deklaratat e Ballës patetike

Nga A2 CNN
25 Janar 2021, 14:04 | Politikë
Paratë e Ndraghetës, reagon PD, Tabaku: Deklaratat e Ballës

Partia Demokratike reagoi ndaj deklaratës së Taulant Ballës mbi përgjimet e antimafias italiane.

Ish-deputetja Jorida Tabaku i cilësoi qëndrimet e tij si patetike duke akuzuar qeverinë si të lidhur me krimin.

“Kundrejt ryshfetit 20%, Edi Rama dhe kukulla e tij në bashki e kanë shndërruar vendin në një parajsë për pastrimin e parave, duke dhunuar ligjin dhe duke shkatërruar konkurrencën. Përgjimet e antimafias italiane janë një provë më shumë se Rama dhe njerëzit e tij shqetësohen vetëm për veten dhe jo për popullin shqiptar.

Ata po trefishojnë pasurinë e tyre, ndërsa ekonomia shqiptare po kolapson. Ata bëjnë biznes me mafian në vend që të krijojnë vende pune për qytetarët. Mafia dhe pastrimi i parave nuk sjell vende pune, nuk prodhon mirëqenie, nuk ofron investime reale dhe të besueshme për ekonominë dhe qytetarët”, tha Tabaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos