
Gjysma e parave të shqiptarëve janë të ngujuara dhe nuk investohen në ekonomi. Sipas drejtorit ekzekutiv të Autoritet të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi, raporti midis kredive dhe depozitave është shqetësues, ndërsa nivelit e investimeve përmes bursës dhe fondeve të investimit janë shumë të ulëta.
Nëse fondet do të kanalizoheshin në këto instrumente, ato do të rrisnin performancën ekonomike të vendit.
50% e parave shqiptare sot flenë gjumë. Nuk injektohen në ekonomi. Në rast se ne do ta ndjekim me kujdes, duke bashkëpunuar me të gjithë faktorët. Jam i sigurt që nëse arrijmë të kanalizojmë në bursë qoftë edhe 10% të këtyre parave, atëherë do të mund të ndikojnë në rritjen ekonomike minimalisht 1%”, tha Koçi.
Tregu i fondeve të investimeve rezultoi në rënie gjatë vitit 2018, ndërsa aktiviteti i bursës është ende shumë i dobët. Por edhe këto instrumente investimi shkojnë kryesisht për bono dhe obligacione shtetërore, thënë ndryshe për të financuar borxhin e qeverisë. (A2 Televizion)