All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Parfumi shkakton reaksion, helmohen punëtoret e fabrikës

Nga A2 CNN
8 Shtator 2022, 11:03 | Kronikë
Parfumi shkakton reaksion, helmohen punëtoret e fabrikës
All - Paragraf - 1

Nëntë gra, punonjëse në një fabrikë përpunimi ullinjsh kanë përfunduar në spitalin e Fierit paraditen e kësaj të enjteje, me shenja helmimi.

Policia e Fierit tha se ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

All - Paragraf - 3

“Nga verifikimet paraprake, dyshohet se helmimi i tyre ka ardhur si pasojë e një reaksioni të shkaktuar nga produkti aromatizues (parfum) i përdorur nga njëra prej këtyre shtetasve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, tha Policia. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos