Vrasja në Pogradec, momenti kur bashkëshortja e autorit merr lajmin nga gazetarët

Nga A2 CNN
7 Shtator 2022, 20:04 | Kronikë
Vrasja në Pogradec, momenti kur bashkëshortja e autorit merr lajmin

Konflikti për kufirin ndarës u bë shkak që një 65-vjeçar të humbasë jetën në Gështenjas të Pogradecit, pasi u qëllua me thikë nga një shtetas 63-vjeçar.

Nga të dhënat e para mësohet se Fatos Munellari ka vrarë me thikë Safet Hyskollarin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të së mërkurës, ku 65-vjeçari humbi jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa policia po punon për arrestimin e autorit.

Lajmin tragjik, bashkëshortja e autorit e mori vesh nga gazetarët. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/07/vrasje-me-thike-ne-pogradec/

A2 CNN Livestream

Latest Videos