
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një vëllazërore me Kosovën, më 11 nëntor 2020, datë ku më herët ishte njoftuar sfida miqësore me Gjibraltarin.
Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se miqësorja me Gjibraltarin është anuluar, për shkak të masave kufizuese në kuadër të pandemisë COVID-19, që vështirësojnë udhëtimet e skuadrave.
Sipas marrëveshjes së arritur mes dy federatave, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të nisë në orën 17:00. (A2 Televizion)