“Parisi i thotë jo zgjerimit”, mediat e huaja: Për Shqipërinë janë kundër 4 vende

Nga A2 CNN
15 Tetor 2019, 12:14 | Politikë
“Parisi i thotë jo zgjerimit”, mediat e huaja: Për

Parisi i mohon Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hapjen e negociatave të anëtarësimit, shkruan media franceze “Les Echos”, ndërsa në Luksemburg ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë për çështjen.

Franca po përgatit veton me pretendimin se as vendet kandidate e as Evropa nuk janë gati për zgjerimin. Por, ndërsa në qëndrimin për Shkupin qeveria franceze është e izoluar mes 28 vendeve anëtare, për Shqipërinë ka mbështetjen e 3 partnerëve: Holandës, Danimarkës dhe Spanjës, thotë media franceze.

https://a2news.com/2019/10/15/ambasadoret-deshtojne-franca-kunder-hapjes-se-negociatave/

“Franca do të ndalë procesin e zgjerimit në pritje të reformave të mëdha”, shkruan “Eu Observer”, e cila e vë theksin tek frika se Ballkani mund të destabilizohet.

“Përçarja e BE-së, Franca i shpall luftë zgjerimit, ndërsa Macron kërcënon të nxisë një revoltë të madhe”, është titulli i britanikes “Express”.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/15/ministrja-franceze-nuk-jam-per-veto-sot-por-negociatat-duhen-riorganizuar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos