
Tirana mbyllet përpara derbit të kryeqytetit.
Kampionët në fuqi të Shqipërisë, me anë të një deklarate për media, treguan se deri më datën 1 tetor seancat stërvitore do të jenë të mbyllura për publikun dhe se nuk do të ketë asnjë prononcim për mediat, si nga ana e stafit teknik, po ashtu edhe nga ana e lojtarëve bardheblu.
Kjo më shumë mundësi për t’i bërë ballë presionit në prag të sfidës.
Derbi me Partizanin do të luhet këtë të diel, në orën 19:00. (A2 Televizion)