Pas 1 viti, komisioni për shkarkimin e presidentit kalon online, zgjatet afati i punimeve

Nga A2 CNN
30 Mars 2020, 20:21 | Politikë
Pas 1 viti, komisioni për shkarkimin e presidentit kalon online, zgjatet

Mbledhja e radhës online do të jetë ajo e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Deputetët pritet të vendosin në mënyrë elektronike zgjatjen me 3 muaj të punimeve të komisionit, kjo për shkak pritjes së marrjes së opinionit të Komisionit të Venecias.

Ky komisionin solli një opinion paraprak, për shkeljet që mazhoraca pretendonte se presidenti kishte kryer me emërimet në Gjykatës Kushtetuese. Sipas këtij opinioni, Kreu i Shtetit nuk kishte kryer shkelje për t’u shkarkuar.

Me shtyrjen e së martës, shkon në pothuajse 1 vit hetimi parlamentar i Ilir Metës, të parit president që kërkohet të shkarkohet nga Kuvendi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos