Pas goditjes me celular, fansat e thumbojnë për peshën, Bebe Rexha i nxjerr gishtin e mesit kritikëve: Ma shpifni!

Nga A2 CNN
28 Qershor 2023, 10:40 | Showbiz

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, nuk ka pasur një periudhë të lehtë kohët e fundit, teksa kujtojmë se vetëm disa ditë më parë ajo u sulmua fizikisht në një prej koncerteve të saj në Nju-Jork, ku një një fans e qëlloi me telefon në kokë, duke e plagosur.

E përpos saj, ajo është komentuar në rrjet për peshën që ka shtuar. Me anë të një videoje në Instagram ku në fund nxjerr gishtat e mesit, Bebe shkruan se nuk ndihet mirë kur lexon të tilla komente në rrjet.

“E di që kam shtuar në peshë. Njerëzit përjetojnë luhatje. Nuk do të gënjej, ma shpif dhe më bezdis kur lexoj disa prej komenteve. Jam duke mësuar që ta pranoj dhe të mos e gjykoj veten, ndërsa po ashtu po përpiqem të marr vendime më të shëndetshme në jetë. Ajo që kam mësuar megjithatë është se numrat nuk të përcaktojnë, zemra e bën.” (A2 Televizion)

REAGIMI I BEBE REXHËS
https://www.instagram.com/reel/Ct_7FdUOq5i/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==
https://a2news.com/2023/06/19/bebe-rexha-goditet-me-celular-ne-fytyre-gjate-koncertit-ne-nju-jork-shembet-mbi-skene/
https://a2news.com/2023/06/19/arrestohet-i-riu-qe-sulmoi-bebe-rexhen-kengetarja-poston-foto-si-duket-pas-3-qepjeje-ne-fytyre/
https://a2news.com/2023/06/19/ky-eshte-agresori-qe-i-shkaktoi-tre-te-qepura-bebe-rexhes/
https://a2news.com/2023/06/20/agresori-tregon-pse-e-goditi-me-telefon-bebe-rexhen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos