Pas golit spektakolar, Manaj, pjesë e Barçës në ndeshjen e parë të La Liga-s

Nga A2 CNN
15 Gusht 2021, 13:34 | Futboll

Rey Manaj i ka bindur të gjithë te Barcelona me përkushtimin në stërvitje dhe atë që ka treguar në ndeshjet miqësore, duke bërë që tashmë të jetë pjesë e ekipit të parë në ndeshjen ndaj Sociedad, e vlefshme për javën e parë të La Liga-s.

Si për të treguar se jo më kot shqiptari është pjesë e katalanasve, klubi postoi një ditë më parë në rrjetet sociale një gol spektakolar të shqiptarit në stërvitje.

Barcelona do të ndeshet ndaj Sociedad mbrëmjen e sotme, në orën 20:00. Këtë herë, sezoni nis pa Leo Messi-n, por me Memphis Depay, i cili arriti të bëhej pjesë e skuadrës pasi Pique pranoi të ulte rrogën. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos