Të paktën 19 persona humbën jetën si pasojë e tornadove dhe motit të keq që goditën disa shtete në jug të SHBA-së.
Vorbulla të fuqishme u regjistruan në Louisiana, Texas e Mississipi, ndërsa shirat dhe përmbytjet shkaktuan dëme të mëdha në Alabama e Georgia. Më shumë se 900 mijë shtëpive iu ndërpre energjia elektrike.
Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Mississipi konfirmoi vdekje për shkak të tornadove në 3 konte. Një burrë humbi jetën në Georgia pasi shtëpia e tij u shkatërrua nga një pemë.
Shumë shtëpi u dëmtuan rëndë në Monroe të Louisianës dhe autoritetet i dërguan familjet në qendra pritjeje, përmes frikës tjetër të përhapjes së pandemisë së koronavirusit. (A2 Televizion)