Pas kritikave për flamurin serb, Rita Ora fluturon në Ibiza

Nga A2 CNN
29 Gusht 2023, 11:25 | Showbiz

Ndërsa vera po i afrohet fundit, Rita Ora ka fluturuar për në Ibiza të Spanjës për të kaluar, ditët e fundit të nxehta të këtij viti.

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore u bë qendra e kritikave pas një videoje nga një koncert i saj në Hungari, teksa këndoi me një flamur serb në trup. Ajo reagoi pas kësaj ngjarjeje duke thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe se nuk e dinte që ishte ai i Serbisë.

Ndërkohë, nga Ibiza ajo ka publikuar disa foto nga rrjetet e saj sociale ku duket e mrekullueshme me bikini, teksa ka ekspozuar linjat dhe tatuazhet në trup. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/27/kendoi-me-flamurin-serb-ne-trup-reagon-rita-ora-pas-kritikave/

A2 CNN Livestream

Latest Videos