Pas aksidentit, këngëtarja shqiptare qetëson ndjekësit: Ishte një javë traumatike, por jam mirë

Nga A2 CNN
28 Gusht 2023, 20:57 | Showbiz
Pas aksidentit, këngëtarja shqiptare qetëson ndjekësit:

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Enisa Nikaj pësoi një aksident rrugor rreth një javë më parë dhe tashmë është në fazë rikuperimi.

Ajo ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale, një foto, teksa tregon se tashmë është një gjendje më të mirë shëndetësore, por pavarësisht kësaj e ka pasur të pamundur për të qenë aktive, siç ka qenë më parë.

Megjithatë, ajo ka qetësuar ndjekësit se “është mirë”.

“Faleminderit të gjithëve që më kanë shkruar, komentet dhe mesazhet e ëmbla më kanë ngushëlluar. Ka qenë një javë traumatike, është e çuditshme të mos postoj çdo ditë dhe të ndaj jetën time me ju siç bëj gjithnjë. Do të rikthehem shumë shpejt, thjesht më nevojitet pak hapësirë për të qartësuar mendimet, po përballem me shumë gjëra fizikisht dhe mendërisht. Por për fansat e mi të dashur që janë shqetësuar për mua, jam mirë! Doja thjesht t’ju thoja si jam, ju dua, u përpoqa të dukesha bukur për ju në këto foto por nuk ndihem shumë e bukur me këtë gjënë”, shkruan këngëtarja. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/21/kengetarja-shqiptare-peson-aksident-poston-foto-nga-urgjenca-mund-te-kisha-vdekur-zoti-eshte-i-madh/
https://www.instagram.com/p/CwfkfVrt4vK/?utm_source=ig_web_copy_link

A2 CNN Livestream

Latest Videos