Pas mbrojtjes së titullit, për Milanin largohet edhe rinovimi me Leaon

Nga A2 CNN
31 Janar 2023, 12:41 | Futboll
Pas mbrojtjes së titullit, për Milanin largohet edhe rinovimi me Leaon

Milani po kalon një nga periudhat më të vëshira pas titullit kampion. Skuadra e Stefano Piolit është zhytur në një krizë totale, ku në 6 ndeshjet e fundit nuk ka regjistruar fitore dhe për më tepër ka pësuar 17 gola.

Mirëpo, vështirësitë për kuqezinjtë nuk mbarojnë vetëm në fushën e blertë, por edhe jashtë saj. Kur kanë mbetur dhe pak orë nga merkatoja e dimrit, marrëveshja mes Rafael Leaos dhe Milanit tani duket edhe më i vështirë. Palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe rinovimi me portugezin ka pak gjasa që të ndodhë.

Negociatat u ndërprenë menjëherë pas bisedimeve në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit midis klubit dhe agjentit të portugezit Jorge Mendes, i cili ka pranuar rinovimin e lojtarit të tij, por vetëm me një kusht: klauzola e largimit prej 150 milionë eurosh të përgjysmohet në 70 apo maksimumi në 80 milionë euro. Ky propozim ka tërbuar Paolo Maldinin, i cili as që e mendon që lojtarin e tyre më të mirë ta nxjerrë në ankand për 70-80 milionë euro.

Për këtë arsye, gjithçka është e bllokuar. Në ndeshjet e fundit, Maldini dhe Massara janë të irrituar me numrin 17 që ka humbur dhe magjinë e tij në fushën e blertë. Kontrata aktuale e Leaos skadon në fund të vitit 2024 dhe dëshira e kuqezinjve ishte që ta mbanin pranë skuadrës të paktën dhe për 3 sezone. Situata duket vërtet e vështirë, kur mendon se për Leaon interesohen dhe klube të mëdha europiane, të cilat në verë do të bëjnë çmos për të siguruar shërbimet e lojtarit kuqezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos