Pas mesdite, priten reshje të shpeshta shiu në zonat lindore

Nga A2 CNN
29 Shtator 2021, 06:58 | Aktualitet
Pas mesdite, priten reshje të shpeshta shiu në zonat lindore

Paraditja e kësaj të mërkure mbetet me kthjellime të shkurtra, vranësira të shpeshta, por vetëm shira të izoluar në zonat lindore.

Ndërsa nga mesdita dhe në vijim, pritet zhvillim i vranësirave dhe reshjeve të shpeshta shiu në zonat lindore, por vetëm reshje shiu të pakta dhe të përkohshme do të ketë në shtrirjen perëndimore.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në të dyja vlerat ditor duke variuar nga 10 në 28°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det nga drejtimi perëndimor, duke mbajtur në brigjet detare  dallgëzimin deri 2 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos