Pas Nju-Jorkut dhe Londrës, protestë në Stamboll për Klodian Rashën

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2020, 21:18 | Aktualitet
Pas Nju-Jorkut dhe Londrës, protestë në Stamboll për Klodian

Ndërsa në Shqipëri vijuan sot në ditën e gjashtë protestat pas vrasjes së Klodian rashës nga një punonjës Policie, Unioni Studentor Shqiptar-Turqi organizoi ditën e sotme, një marshimin Paqësor drejt Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Stamboll.

“Ky marshim i bashkohet lëvizjeve solidarizuese që po bëhen çdo ditë në sheshet e çdo qyteti në Shqipëri, por edhe atyre në qytetet më kryesore të botës nga Diaspora Shqiptare, me qëllimin për të rritur ndërgjegjësimin ndaj respektimit të të drejtave themelore të njeriut dhe për të dënuar terrorin dhe dhunën e ushtruar nga forcat e rendit”, njofton në rrjetet sociale Unioni Studentor Shqiptar-Turqi.

Ata kanë falënderuar pjesëmarrësit dhe të gjithë ata që shprehën mbështetjen e tyre virtuale për organizimin e kësaj veprimtarie në pamundësi për të marrë pjesë si shkak i kufizimeve të vendosura në kuadër të mbrojtjes ndaj COVID-19.

Protesta në Stamboll vjen pas asaj të zhvilluar në Londër dhe Nju-Jork, një ditë më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos