
Pasojat nga reshjet e shiut dhe prurjet e lumenjve të cilat përfshinë qarkun e Vlorës kanë sjellë dëme të konsiderueshme edhe në bashkinë e Selenicës, pasi fshatrat e kësaj bashkie lagen nga brigjet e lumit Vjosa dhe Shushicë.
Tashmë që reshjet kanë pushuar dhe dëmet janë me evidente, kryetari i bashkisë së Selenicës rendit investimet që duhet të kryhen në mënyrë që tokat dhe të mbjellat të mos i marrë më lumi.
Edhe prefekti i Vlorës ka pranuar nevojën e investimeve, kryesisht në argjinatura, ndërsa i pyetur nëse do të ketë dëmshpërblime për familjet që janë dëmtuar në banesa apo në të mbjella, prefekti është përgjigjur se për të tilla veprime ka procedura që nisin nga pushteti vendor e deri te vendimmarrja në qendër. (A2 Televizion)