Pas shkatërrimit të kolonave, grabitet parku i Apolonisë

Nga A2 CNN
7 Korrik 2020, 09:17 | Aktualitet

Dy vepra antike, të vjedhura në parkun arkeologjik të Apolonisë u gjetën të martën nga Policia. Një reliev funerar dhe një amforë, të cilat do kapnin vlerën e 18 deri 25 mijë euro secila u sekuestruan në Durrës, pranë zonës së Currilave ku 49-vjeçari që transportonte veprat do të takohej me dy persona të tjerë që gjenin klientelën për shitjen et yre.

Sipas uniformave blu të tre autorët të përfshirë në këtë trafik të paligjshëm janë vënë në pranga, ndërsa veprat pritet t’i kthehen parkut arkeologjik.

Kjo zonë prej kohësh vuan nga mungesa e sigurisë. Mjafton që të kujtojmë se dy muaj më parë kolonat e amfiteatrit u dëmtuan nga autorë që ende nuk janë gjetur. Ngjarja u bë publike vetëm pak kohë më parë, ndërsa tani mësohet se ky park është vjedhur.

Kohë më parë, ministrja e Kulturës, Elva Margariti prezantoi procesin e digjitalizimit, por a mos është më mirë që ky vend antik e me vlera të jashtëzakonshme të ketë, së pari, siguri? (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos