Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon gjendjen e akseve rrugore: S’ka problematika

Nga A2 CNN
27 Janar 2023, 09:17 | Aktualitet

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se disa akse rrugore në vendin tonë kanë shfaqur problematika të lehta pas rënies së reshjeve të dëborës në disa zona të vendit.

Kështu, sipas ARRSH, gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar në Korçë-Dardhë, në Llogara, në Kukës-Ura e Zapodit, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Fierzë, Qafë Bualli-Krastë, ku është punuar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

“Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet.”

ARRSH

ARRSH i ka bërë thirrje shoferëve që të tregohet kujdes i shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje.

“Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.” (A2 Televizion)

ARRSH

A2 CNN Livestream

Latest Videos