Pas shkrirjes së 6 Gjykatave të Apelit, këta janë gjyqtarët e seksionit civil dhe atij penal

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 16:31 | Politikë
Pas shkrirjes së 6 Gjykatave të Apelit, këta janë

Pas shkrirjes së gjashtë Gjykatave të Apelit në një të vetme me një trupë prej 25 gjyqtarësh, Gjykata e  Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka krijuar seksionin civil dhe atë penal.

Seksioni civil do të përbëhet nga 13 gjyqtarë, ndërsa ai penal nga 12 të tillë, duke mundësuar krijimin e 9 trupave gjykuese.

Trupat gjykuese në seksionin penal formohen si më poshtë:

Trupi i parë përbëhet nga gjyqtarët: Valbon  Çekrezi, Fatri Islamaj,  Edlira Petri.

Trupi i  dytë përbëhet nga gjyqtarët: Lutfije Celami, Vojsava Osmani, Anita Mici.

Trupi i tretë përbëhet nga gjyqtarët : Genti Shala, Emona Muçi, Dritan Hasani.

Trupi i katërt  përbëhet nga gjyqtarët: Fuat Vjerdha, Irena Brahimi, Gent Dokollari.

Trupi i pestë përbëhet nga gjyqtarja: Valdete  Hoxha, si dhe dy anëtarë nga gjyqtarët e tjerë të trupave gjykuese të seksionit penal, të cilët caktohen me short, sipas kësaj skeme:

në çështjet e planifikuara për muajt tek, për dy javët e para, nga anëtarët e trupit gjykues të parë dhe për dy javët e dyta nga anëtarët e trupit gjykues të dytë;

në çështjet e planifikuara për muajt çift, për dy javët e para, nga anëtarët e trupit gjykues të tretë dhe për dy javët e dyta nga anëtarët e trupit gjykues të katërt. 

Trupat gjykuese në seksionin civil  formohen si më poshtë:

Trupi i parë përbëhet nga gjyqtarët:  Sokol Pina,  Valbona Vata,  Arta Duka.

Trupi i dytë përbëhet nga gjyqtarët: Astrit  Kalaja, Irida Kacerja,  Elona Mihali,

Trupi i tretë përbëhet nga gjyqtarët: Elona Toro, Iliba Bezati, Alma Ahmeti, 

Trupi i katërt përbëhet nga gjyqtarët: Marsela Dervishi, Ornela Naqellari, Miranda  Andoni.

Ndërkohë, gjatë ditës së nesërme pritet të zhvillohet procedurë shorti, për dosjet e pa shortuara, si edhe për ato që ishin shortuar, por nuk kishte datë për nisjen e gjyqit.

Mes kategorisë së fundit është edhe ankimi i bërë nga Enkeled Alibeaj kundër vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, që regjistroi ndryshimet statutore të Kuvendit Kombëtar të PD të 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos