Will Smith u rishfaq në publik pas natës së Oskarit, ku goditi Chris Rock, pas një shakaje për sëmundjen e gruas së tij Jada Pinkett. Aktori fluturoi për në Indi, duke zbritur në aeroportin privat Kalina të Mumbait. Por mungon bashkëshortja, një detaj ky që do të konfirmonte momentin e krizës që do të kalonte çifti.
Nëse në fillim hipoteza më e besueshme ishte ajo e një udhëtimi pune, mediat vendase kanë saktësuar se bëhet fjalë për një udhëtim shpirtëror.
"Ai është në qytet për të vizituar tempullin ISKCON në Kharghar ku meditimet mbi mantras, pujas dhe aaratis mbahen çdo ditë", zbuluan mediat.
Nuk dihet nëse arsyeja lidhet me atë që ndodhi në skenën e Teatrit Dolby në Los Angeles, por nuk është hera e parë që Smith i afrohet kësaj feje. Që në vitin 2018, ai u filmua duke kryer Pooja, një praktikë themelore hindu.
Pas përjashtimit nga Akademia dhe ndalimit të disa projekteve filmike, një tjetër pasojë e shuplakës së Chris Rock, sipas mediave amerikane, duket se është divorci i afërt nga bashkëshortja.
“Nga skandali i Oskarit tensioni mes dy bashkëshortëve është i dukshëm. Ata kanë vite që kanë probleme, por tani mezi kanë folur me njëri-tjetrin”, theksojnë mediat. (A2 Televizion)







